e shtunë, 23 qershor 2012

Informacione mbi arkitekturen Egjiptiane.

KLIMA- e nxehët kushtëzonte ndërtimin e objekteve me oborr të brendshëm rreth të cilit ndërtoheshin kthinat me hapje të vogla. Muret e këtyre objekteve ishin të pjerrëta – që është edhe karakteristik dhe vecanti e arkitekturës egjiptase.MATERJALET NDËRTIMORE- ishte I pasur me lloje të ndryshme të gurit. Me dru I varfër kishte lloje të mira të argjilës nga e cila maronin qerpiqin dhe tullën e pjekur të cilat u përdorën për shtëpit e banimit dhe fortifikatat. Tulla si material I dobët zëvendësohet me gurin I cili ark. Së egjiptit I jep qëndrushmërin dhe monumentalitetin. RREGULLIMI SHOQEROR-shteti udhëheqi nga Faraoni I biri I Diellit sundimtar me pushtetin e pakufijshëm. Faraoni përëndive u ndërtonte tempujt ndrësa vetes varrin. Numri I madh I robëve, fshatarëve si dhe populli I Egjiptit mundësuan ndërtimin e objekteve kolosale. RELIGJIONI-perëndia kryesore ishte perëndia Diell-Ra të cilës më vonë iu bashkangjit edhe perëndia e ajrit dhe erës Amoni, dhe shpesh gjejmë tempuj kushtuar perëndisë Amon-ra. EPOKAT ARTISTIKE TË EGJIPTIT E. TINIKE-vlen të permendet ark. Sakrale e prezantuar me varrezat e faraonëve të tipit Mastabe.ktu përmendim mast. E mbretit Menes në Negade. E. E MBRETËRISË SË VJETËR- epoka e fillimit të lulzimit të artit egjiptas.njihet si epoka e memfisit. u ndërtua kompleksi I Zoserit me piramidën e shkallzuar nga guri. Do të pasoj kompleksi grandioz të GIZES me piramidat e faraonëve të KEOPSIT, HEFRNIT, MIKERINIT. E.E MBR. SE MESME- epokë më e varfër. Arkitekt pasurohet me alea sfingash dhe shtylla të larta OBELISQE, vlen të përmendt piramida me terasa e MENTUHOTEPIT të I dhe II.Apl shtylla e Ozirisit me trajtë katrori me kapitel me trajtë të kokës së perëndisë OZIRIS. E. E MBR. SE RE-epoka më e ndritshme e artit egjiptas. Ndërt tempujte mdhenj në Luksor e Karnak.lajmërohen varret nën tokë në luginën e mbrërve. Muret janë edhe më tej të pjerrta, shtyllat e trajtes katrore e rethore me kapitel te kokës së perëndeshës HATOR, me gjethe papirusi,perd sht e ozirisit E. E VONSHME-arti egjiptian bie si pasoje e ndërrimit të shpeshtë të pushtëtit, e sidomos si pasojë e asirianëve, persianve, Aleksandrit të madh dhe Cezarit. ARKITEKTURA E BANIMIT- obj. e banimit në Egjipt ishin të punuara nga qerpiqi dhe tulla dhe në vete përmbanin oborrin e mbrendshëm nga I cili kalohej nëpër kthinat e vecanta.robërit banonin në objekte individuale, ndërsa objektet e banimit të qytetarëve dhe zejtarëve përb nga një nr I madh I kthinave. Zak. Kthina e mesit kishte lart. dhe dim. më të mdha dhe konsiderohej si kthina kryesore.muret ishin nga qerpiqi te zbukuruara me piktura morale nga jeta e përditshme. PIRAMIDA E ZOSERIT-e ndërtuar nga blloqe guritë bardhe gelqerorë të gdhendur në trajta shumë të regullta. Forma e shkallzuar shtë arritur me vendosjen e 6 mastabave te vend njëra mbi tjetrën,që arrin lart 60m.varri është nën tokë dhe I gdhendur nën shkëmb.në cdo anë ka hyrje dhe korridore të cilat krijojn një labirinth,në fundin e të cilit ndodhet kthina për sarkofag. P. E KEOPSIT- me lart. 148m dhe brinjën e bazës 232m,e ndërt prej gurit gëlqeror dhe përmban kthinën e përmotshme ku ndodhet mumia e faraonit. Me anën ekoridoreve bëhet lidhje e kthinave në piramidë. Hyrja është përafërsisht në mesin e anës veriore 14-16m mbi sip, e tokës. Prej hyrjes vazhdon një koridor I lartë 1,06m dhe I gjerë 1,22m, I cili përfundon me disa kthina nën dhe.më e rëndësishmja në këtë koridor është galeria e gjatë 45m e lartë 8,5m e gjer 2m, e cila është punuar me gurë të zmaltuar dhe mbuluar me një cemer interesant. Galeria përfundon me parahyrjen e cila e ndan nga kthina me dim. 10,23×5, 20×5,81 ku ruhet sarkofagu I faraonit. P. E HEFRENIT-135/215m fillon me dy koridore njëri në nivel të platformës tjetri në lart 15m. kthina e përmotshme gjendet nën piramidë,në shkëmb tek e cila do të shpiejn dy koridore. P.E MIKERINIT-66/108m, kthina e përmotshme gjendet në thelsi prej 10m.nga jashtë kjo piramid është e mveshur me granit të kuqrremt. VARREZAT NE SHKEMB-hyrjet kanë qene të mshefura ngase nbroheshin nga plackitësit.kanë radhitje sipas aksit gjatsorë,është bërë përjashtim atëherë kur është hasur në shkëmb të fortë. Gjat. Arrin 60-150m, pas hyrjes ndodhet nj hapësirë katrore apo e zgjatur që shërbente për kapellë apo sallë pritjeje.varri mund të jetë nen kapell tek I cili shpie kanali vertikal, horiz apo I pjerrt,varsisht nga tereni. TEMPUJT-përbëhen prej 4 pjesve kryesore:oborrit, hapsirës festive, shtëpisë së hyjnisë,hapsirave përcjellse.OBORRI-eshtë hapsira me e madhe e tempullit qëzakonisht e rethuar nga njëra anë me pilone nga ana tjetër me sallën hipostile.SALLA HIPOSTILE-vazhdon me boshtin gjatësor pas oborrit dhe ka gjerësinë e njejt por me sip. më të vogël. Hapsira është e ndarë me shtylla, ku ato rë mesit janë me dist më të madhe dhe mundsojnë ndricimin e tempullit. TEMP. KLASIK EGJIPTAS-T. Kons në Karnak, T. I Amonitnë Karnak. T. në Luksor-Ramzeseumi. T. I Horusit në Edefë. T. I Ramzesit III në Medinet-Habu. T.NEN SHKEMB-SPEOS- planimetria e tij zhv nën shkëmb dhe përmban të gjitha kthinat e tempullit me pilone përveq oborrit.i tillë është ai në Abu-Simbel, në fasadën e të cilit qëndrojn 6 statujat e faraonit Ramzes, në mesin e të cilave është hapja e punuar me propilon të përfunduar me simën egjiptase.pas hyrjes vazhd salla me 6 shtylla hator e cila përms 3 hyrjeve vazhdon në një vestibul në boshtin e të cilit ndodhet Cela(Sekosi). T.HEMISPEOS-I ka pilonet, oborrin dhe sallën e shtyllave nën qiellin e hapur, kurse Cellën nën shkëmb. I tillë është temp I perëndshës Hatçepsut që përb prej 3 oboreve të niveleve të ndryshme nga të cilat vazhdohej për në cellën e gdhendur në gur. T. PERIPTERAL-është tempme planimetri më të thjeshtë,me një kthinë të rethuar me një shtyllë katrore e rethore. Tempujt e tillë janë të ngritur me postamente të larta dhe shkalët monumentale janë të vendosura kah pjesa hyrëse.

Zbulo pse Kalendari Maja perfundon ne 21 Dhjetor 2012

Je i intriguar nga parashikimet tmerresisht te sakta te Fisit Maja? Do te dish gjithashtu dhe per arsyen pse ata kane perfunduar kalendarin e tyre ne 21 dhjetor 2012?? Ky postim do tju zbuloje gjithcka mbi intrigen e 21 dhjetorit dhe ju do ta kuptoni perfundimisht arsyen e vertete te kesaj historie. Duke lexuar mbi teorite e tyre te cikleve 5125 vjecare ku bota sipas teorive nderron polaritet si pasoje e po te njejtes ndodhi me djellin, mua me kujtoheshin leksionet e mia te biodiversitetit ku jepen e bardha mbi te zeze periudhat kur bota ka pasur ato ditet e verteta te kiametit, dhe duke lexuar ato gjithmone qeshja me teorine 5125 vjecare te Majave. Zhdukjet e specieve tregojne qarte qe bota ka pasur shkaterrime te medha ne periudha te caktuara, por keto cikle nuk kane qene aspak 5125 vjecare sic thonin Majate, po miliona vjecare. Kohe e cila ka qene mese e mjaftueshme per ndryshime te thella klimatike. Por nese shkenca ka vertetuar te kunderten, atehere pse egzistojne ato parashikime te Majave?? Mos fshihet dicka tjeter pas tyre e cila nuk ka te beje aspak me shkencen dhe me ngjarjet qe kane ndodhur deri me sot ne bote?? Sigurisht qe po, fshihet dicka e cila ne te gjithe duhet te kemi turp qe nuk ka vajtur mendja me pare. Por ne fillim me lejoni tju shpjegoj dicka mbi marketingun online, dhe cfare lidhje ka ky me parashikimet e fisit Maja. Bota online sot eshte mbipopulluar aq shume sa te gjithe atyre njerezve qe lexojne ne net do te duhej tu dilte perpara nje mace qe fluturon qe tu terhiqte vemendjen. Nje nga teknikat me te vjetra te autoreve ne net eshte te shkruajne per dicka qe mund te kete ndikim te madh ne jeten apo vdekjen e njerezve, dhe pikerisht kjo teknike i ben parashikime te tilla mjete ideale per terheqjen e nje trafiku te jashtezakonshem. Ana tjeter e medaljes per parashikimet e fisit Maja eshte se ne te vertete nuk egziston asnje parashikim. Dhe arsyeja pse megjithese nje parashikim i tille nuk egziston dhe prape eshte bere shume i famshem eshte se publiku nuk eshte fare i informuar mbi kete teme, dhe ka rene shpejt viktime e domethenieve te filmave e shkrimeve online. Eshte e njejta gje si ti thuash nje femije qe sheh per here te pare celular se ti me te flet me UFO. Sigurisht ai do ta besonte, dhe ti jo sepse e di shume mire se cfare eshte nje celular. Pra arsyeja e vertete pse njerezit e kane perdorur mbarimin e kalendarit ne ate date per te thene se bota do te permbyset eshte sepse kjo eshte menyra perfekte per te terhequr vemendjen tuaj. Megjithate disa prej jush kane akoma nje dyshim te vogel megjithese faktet jane te qarta, ju dyshoni sepse mbarimi i kalendarit Maja ne 21 Dhjetor ju frikeson. Dhe keni te drejte per kete, sepse dhe kjo gje e ka nje arsye qe po e them me pak fjale: Pse muaji maj do te mbaroje ne daten 31 ??? Sepse pas kesaj date do te duhet te filloje nje muaj i ri me po aq dite ne menyre qe ne te kemi nje sens me te pershtatshem per kohen qe kalojme. Profesoret e astronomise dhe te antropologjise kane vene re qe po e njejta arsye qendron dhe pas mbarimit te kalendarit Maja ne 21 dhjetor 2012. Nje cikel i ri kalendarik do te filloje pas kesaj date po ashtu sic ne fillojme nje muaj te ri, dhe kjo ska te beje aspak me ndonje domethenie per shkaterrim apo permbysje sic mediave u leverdis te flasin.

e martë, 5 qershor 2012

Fundi i Botës? Varianti i ri: Në prill 2036!

Fundi i Botës, nuk do të jetë në dhjetor të këtij viti, siç u përfol se kishin parashikuar fiset Maja. Por prilli i vitit 2036. Parashikim ky në fakt, i cili gjithashtu figuron të jetë bërë nga këto fise. Ky zbulim figuron pas gjetjes së një kalendari të ri të këtyre fiseve të lashta, në Guatemalë, i cili fakton se profecia famëkeqe “Apokalips 2012”, që pretendonte se më 21 dhjetor do të shënohej fundi i të gjitha kohërave, nuk qenka aspak e vërtetë. Dhe se njerëzit po tremben kot, pasi fundi i vërtetë i botës, do të vijë 24 vjet më vonë… Ka qenë Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Guatemalë, që e ka konfirmuar një fakt të tillë. Nga ana e tij, drejtori i hulumtimit, Antonio Meloni, tha se kalendari i ri i gjetur, e çon momentin fatal nga 21 dhjetori i këtij viti, në pranverën disi të largët të 2036-ës. “Atëherë mund të ndodhë një ndryshim magnetik i Tokës. Eshtë në fakt, një ngjarje normale dhe që sjell ndryshimin e poleve magnetike të Veriut dhe Jugut. Vetëm në 20 vitet e fundit, kanë ndodhur 50 milionë ndryshime të tilla të fushës magnetike”, tha ai, duke e larguar gjithsesi, idenë e një apokalipsi.

e diel, 20 maj 2012

Zbulohet pas 492 vjetësh kodi i Mona Lizës, e gjen një artist amator

Një artist amator i cili prej disa vitesh ka studiuar pikturën e famshme “Mona Liza”, ka arritur të zbulojë misterin që deri sot nuk ç’kodohej dot për 500 vjet me radhë. Bëhet fjalë për atë që pretendon artisti Ron Piccirillo nga Nju Jorku, sipas të cilit, po ta shohësh me kujdes pikturën e saj horizontalisht, mund të zbulosh brenda saj kafshë të fshehura. Sikundër ju dalloni në këto foto të pikturës ku janë ndriçuar pjesët e zbuluara, aty gjendet një sërë kafshësh të fshehura brenda pikturës, raporton agjencia e lajmeve NOA. Artisti amator Ron Piccirillo, thotë se në pikturë mund të dallohet edhe koka e një luani, e gjithashtu një majmun dhe një buall.
Ata qëndrojnë në ajër, rreth e rrotull Mona Lizës, së bashku me një krokodil apo gjarpër i cili shfaqet në anën e majtë të trupit të Mona Lizës e njohur edhe si Xhokonda. “Rreth kokës së Mona Lizës, mund të shihet një buall ose luan, apo edhe bletë që lëvizin; ndërsa afër shpatullës, i gjendet një krijesë që mund të merret si gjarpër ose krokodil në të njëjtën kohë”, – pohon Ron Piccirillo. Piktori i cili ka si mjeshtëri punimet në vaj dhe në grafikë, e ka selinë e tij në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. Ai thotë se ka ndjekur një sërë udhëzimesh që përftohen nga Leonardo Da Vinçi për të dekriptuar imazhin që u realizua në vitin 1519. Piccirillo pohoi se zbulimi i tij ka qenë aksidental dhe se ai ka qenë vetëm në gjendje të vija shumë copa puzzle së bashku, duke bërë kështu të gjeja përgjigjet e duhura. “Që të gjitha zbulimet erdhën nga shkrimet e Leonardos”, pohoi ai. Në mënyrë të veçantë, Piccirillo thekson se ai beson te referencat për luanin dhe gjarprin prapa në pikturë, i cili sipas tij, e kthen Mona Lizën e famshme në një grua me buzëqeshjen e trishtuar. Piccirillo tha më pas se ai beson që Mona Liza nuk ishte një person i vërtetë, por përkundrazi, simbolikë e tipareve të një njeriu. Ai thotë se zbulimi i tij do të jetë i rëndësishëm për këtë pikturë të famshme që e ka lënë të habitur për shekuj të tërë komunitetin në botë./NOA/

e diel, 13 maj 2012

Humbet përsëri qyteti i zhdukur i Atlantides

Tre vite pas thashethemeve se Google Earth zbuloi qytetin e përmbytur të Antlantis, Google ka publikuar relievin poshtë oqeaneve. Zbulimi u bë nga një përdorues internet “sy shqiponjë” i cili vërejti shenjat poshtë oqeanit që dëshmonin fakte mbi mitin e qytetit të zhdukur. Këtë jave Google bëri të ditur se ka lëshuar një update për Google Earth, ku përdoruesve u jepet një pamje më e qartë për terrenin e poshtëm të oqeaneve. Përditësimi i ri i quajtur “bathymetry” është një prodhim i Google në bashkëpunim me Institutin e Oqeanografisë, agjencisën Oqeanike dhe Atmosferike, marinën amerikane etj. Në tregohet se nuk ka asnjë shenjë mbi qytetin e zhdukur. Për shumë shekuj Atlantis ka prekur imagjinatën e shumë njerëzve, pasi miti fliste për një qytet me bukuri të madhe dhe të zhvilluar që u gëlltit nga oqeani. Nuk dihet në të vërtet nëse ai gjendej në detin Mesdhetar, Detin e Zi apo Atlantik. Ka shumë pretendime për këtë gjë.

e enjte, 10 maj 2012

Në kërkim të afreskut të humbur të Leonardo DaVinçit

Në vitin 1505, artisti Leonardo DaVinci thuhet se realizoi një afresk të madh, të njohur me emrin “Beteja e Anghiarit”, në Palazzo Vecchio (Palaco Vekio) të Firences. Por, në muret e ndërtesës nuk sheh ndonjë pikturë të tillë. Vendndodhja e afreskut, i cili paraqet katër kalorës në betejë, ka mbetur mister për dashamirët e artit prej më shumë se pesëqind vjetësh. Një ekip studimor ku bën pjesë një fizikan nga Laboratori Kombëtar amerikan Argonne, është duke u përpjekur të hedhë dritë mbi një nga misteret më të vjetra në botën e artit. Fizikani Robert Smither i Laboratorit Kombëtar amerikan Argonne, merret me studime në disa fusha. “Unë merrem me astrofizikë dhe biologji, kam punuar edhe me ekipin amerikan të garave me vela për t’i bërë më të shpejta anijet e tyre.” Smither është gjithashtu ekspert i difraksionit kristalor, proces që filtron me lente rrezatimin e neutroneve për të krijuar imazhe, njëlloj si me aparat fotografik. Kjo i jep syrit të njeriut një vështrim të ndryshëm mbi yjet e largët, mbi pikat radioaktive në mbarë botën, apo mbi tumoret kanceroze. “Kanceri bombardohet me radioaktivitet. Skanuesi im kalon mbi të dhe jep një imazh që i tregon mjekut se çfarë forme formë kanceri është. Kjo e ndihmon të përmirësojë operacionin nëse është e nevojshme.” Prandaj, ata që ishin në kërkim të kryeveprës së humbur të Leonardos “Beteja e Anghiarit” pyetën se a mundej që teknologjia e Smitherit të ndihmonte në zgjidhjen e misterit 500-vjeçar të artit? “A mund të shohësh përmes një muri prej tulle? më pyetën ata. Unë u thashë ‘po’.” Studiuesit besojnë se mbi afreskun e humbur të DaVincit ka një mur me tulla të ngritur atje në fund të shekullit të 16 nga artisti Vasari, i cili ka pikturuar afreske që sot i shikon në sallat e Palazzo Vecchios. “Ka kaluar një kohë e gjatë … ka qenë viti 1505 … 1565 kur u bë mbulimi. Ne nuk e dimë se çfarë forme ka.” Për të bërë kërkimin, një ekip ndërkombëtar fillimisht përdori metoda tradicionale.”Ata bënë një vrimë në afresk, dhe menduan se panë bojë, pastaj bënë një vrimë më të madhe. Qeveria italiane ishte shumë në mëdyshje nëse duhej lejuar hapja e vrimave të tjera dhe kjo është arsyeja pse na kërkuan të vijmë e ta bëjmë këtë pa e prekur murin. ” “Të gjitha vrimat e bëra në afresk janë bërë në ato pjesë ku ka patur të çara që ishin restauruar më parë, kështuqë punimet origjinale të Vasarit nuk u prekën.” Eksperti Terry Garcia thotë se shpimi i këtyre vrimave ka sjellë prova të materialeve organike që përputhen me bojën e përdorur nga DaVinci, duke i bërë studiuesit të besojnë se afresku i humbur është aty. Pyetja tani është: a do të dalë afresku në dritë pa lëvizur ose dëmtuar atë që qëndron përpara tij? Zoti Smither thotë se do të duhet kohë dhe para për ta bërë punën siç duhet. Por ai shpreson se metoda e tij e difraksionit do të bëjë të mundur që të shohim përtej kryeveprave të tanishme që mund të fshehin punimin e humbur të njërit prej artistëve më të famshëm të botës.

e martë, 8 maj 2012

Popujt e Detrave

Popujt që erdhën nga deti Siç tregojnë egjiptianët, ata u kthyen në shekullin XII para Krishtit. Ishin shumë njerëz të armatosur me qëllime ndër më të këqijat, që përparonin nga Lindja drejt deltës së Nilit, duke lëvizur në tokë e në det: të parët në këmbë apo në karroca të tërhequra nga buaj, të shoqëruar nga familjet e tyre; të dytët mbi anije të ngjashme me gondola të mëdha, me një pemë të vetme, pa rrema e pa timon. Mes tyre, të njohur prej përkrenareve me bri, të tmerrshmit Sherden. E megjithatë, pavarësisht pabarazisë së forcave, egjiptianët arritën të dëbojnë pushtuesit në një betejë epike në det. Ramsesi III u krenua gjatë dhe për t’u siguruar që askush nuk do të harronte këtë fitore të madhe të tij kërkoi të ndërtohet pranë Tebës tempulli i Medinet Habu. Më pas e mbuloi me relievë dhe mbishkrime që kujtojnë edhe sot fitoren e tij mbi ata popuj: për këtë arsye e dimë që kundër tij luftuan Pelesët, Tjekerët, Shekeleshët, Danunanët dhe Uesheshët, përveç Sherdenëve të përmendur tashmë. Lundërtarë Po cilët ishin këta luftëtarë me emra ekzotikë, protagonistë misteriozë të historisë së lashtë të Mesdheut? Prej nga vinin? Dhe deri ku i shtynë anijet e tyre? Shkatërrues barbarë të fuqive të mëdha lindore (mikenasit, hitejtë, egjiptianët, mitanët mund të kenë rënë prej goditjeve të tyre) apo pushtues civilë, luftëtarë të frikshëm apo mjeshtra të lundrimit, me origjinë nga Lindja apo nga Perëndimi: secili prej këtyre përcaktimeve ka nga pakëz të vërtetë. Edhe sepse mbi identitetin e tyre mund të bëhen vetëm supozime. “Bëhej fjalë për popuj mesdhetarë, lundërtarë, por jo vetëm, të cilët përmenden nga disa tekste në shekujt XIV dhe X para Krishtit”, shpjegon Giovanni Battista Lafranchi, docent i historisë së Lindjes së Afërme në Universitetin e Padovës. “Në këto dokumente përdoren terma shumë gjenerikë: ‘i gjelbër’ për ta ishte deti, për këtë arsye sot i quajmë popujt e detit”. Të pakontrollueshëm Duke parë këto burime, mund t’u japim atyre një emër, por pastaj nuk është e lehtë të identifikohen me popujt që njihen historikisht: disa studiues thonë se Shekeleshët ishin banorët e lashtë të Sicilisë, Turshat ishin etruskët, Pelesët ishin Filistejtë e Palestinës, Lukkat ishin banorët e Licias.